Hilsn

Ditët e dimrit po vijnë! Përkeqësohet moti, ja cfarë pritet të ndodh sipas SHMU. Zonat që duhet të bëjnë kujdes

Sot pasdite, e diel, datë 26 dhe nesër e hënë, datë 27 do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Sipas parashikimit nga Instituti i Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Reshjet:

Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet në të gjithë vendin do të shoqërohen me shtrëngata.

Temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 20°C

në vendet e ulëta: 8 / 19 °C

në vendet malore: 7 / 15 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa në bregdet dhe zonat malore deri e fortë.

×