Djali e goditi 7 herë me thikë, ja si eshte sot gjendja e Nexhmije Sules

0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në fshatin Pocest, të Maqellarës, ku 26-vjeçari Ikler Sula plagosi rëndë me thikë nënën e tij, Nexhmije Sula, 50 vjeç.

Ngjarja ndodhi në banesën e tyre, ku i riu, në një gjendje të rënduar psikologjike, e ka goditur shtatë herë me thikë.

Sipas të dhënave paraprake, Ikleri ka pasur probleme të shëndetit mendor prej tre vitesh, por familjarët besonin se ai ishte stabilizuar së fundmi.

E plagosura, Nexhmije Sula, e cila mban postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në Pocest, ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Mjekët konfirmojnë se ajo po lufton për të mbijetuar si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë gjatë sulmit.

Gruaja është nënë e tre fëmijëve, ndërsa sulmi është kryer nga djali i saj më i vogël. Policia ka shoqëruar në Komisariat 26-vjeçarin.

×