Djali i tyre i mori jetën 14 vjecarit, familjarët e autorit braktisin shtëpinë! I frikësohen h*kmarrjes

0

Familja e autorit të vrasejes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Leminot të Maliqit kanë braktisur banesën duke i vendosur kyçin. Pas arrestimit dhe kryefamiljarit dhe autorit të krimit 14-vjeçarit Enedio Guri, pjestarët e tjerë të familjes janë larguar për shkak të frikës.

Gjithashtu mësohet se është mbyllur edhe lokali në fshatin Pirg ku u regjistrua ngjarja tragjike që troniti zonën dhe gjithë vendin.

Si nisi sherri i cili përfundoi në tragjedi ditën e djeshme?

14-vjeçari, Erald Xhejo i cili u godit me thikë në zemër, dhe bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri kanë pasur prej një viti përplasje me njëri-tjetrin për arsye krejtësisht banale, replika të njëpasnjëshme të tipit “pse më shikon” dhe “pse më shan”.

Ditën e djeshme ata u takuan në fshatin Pirg me qëllimin e supozuar për t’u sqaruar. Mirëpo, në vend të paqes, takimi mes tyre mori kthesën më tragjike të mundshme, ku sherri u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së ftohtë.

Ishte 14-vjeçari Enedio Guri ai i cili qëlloi dy herë bashkëmoshatarin e tij duke i marrë kështu edhe jetën. Të pranishëm në momentin kur dhe ndodhi ngjarja kanë qenë edhe shokët e dy të miturve, të cilët kanë rënë në prangat e policisë për moskallëzim krimi dhe dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 17:30 të pasdites të së enjtes në ambientet e një lokali në Pirg. Ashtu sikurse bëmë me dije edhe më herët viktima është nga fshati Zvirinë, ndërsa autori nga fshati Leminot, dhe të dy e kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar në fshatin Pirg.

Policia e Maliqit më herët bëri me dije se përpos autorit të kësaj ngjarje u arrestua edhe babai i tij, Edison Guri si dhe xhaxhai i të miturit, Ronald Guri, pasi fshehën thikën me të cilën i mituri qëlloi dy herë 14-vjeçarin.

Gjithashtu, në pranga ra edhe 34-vjeçari Flori Çela pasi sipas policisë tentoi që të largojë me automjetin e tij të miturin.

×