Një histori e dhimbshme është përcjellë nga gazetari Xhensil Shkëmbi, një intervistë me zonjën Emona Lato, nga Korça e cila është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gjatë gjithë jetës së saj nga bashkëshorti, dhe si të mos mjaftonte kjo, fati nuk ka qënë në anë të saj as me fëmijët.
Në vitin 2014 djali i Emonës, Hysen Lato për shkak të dhunës të vazhdueshme nga i ati, dhe pasi ky i fundit e dëboi nga shtëpia vari veten. Gjithçka filloi me një kërkesë të të birit ndaj Emionës që të mos shkonte të punonte në arë atë ditë, sepse ishte festa e Bajramit, i ati e dhunoi bashkëshorten për këtë arsye.
“Une isha shumë e tronditutur, vetëm djalin e pashë në oborr me pa dy herë me buzëqeshi dhe nuk e pashë më më djalin. Nuk kisha ndihmë nga askush’’, tregon me lotësh Emona.
Më pas ajo tregon me dhimbjes se si të birin e kanë gjetur banorët e fshatit 6 ditë më vonë të vdekur, pasi kishte varur veten.
Po në të njëjtin vit vajza 12 vjeçare e Emonës, përdhunohet, e për pasojë ngelet shtatëzanë, por vetëm në muajin e shtatë e kupton që po pret një fëmijë.
“Mjekët,-thotë Emona,- nuk pranuan ta abortojnë fëmijën, djali që e përdhunoi u lirua direkt pas arrestimit dhe nuk mbajti asnjë përgjegjësi për fëmijën e tij.’’
Pas kësaj ajo punonte për t’u kujdesur për vajzën e saj dhe fëmijën, ndërkohë që dhuna nga bashkëshorti vazhdonte.
Jo shumë vonë vajza martohet në një fshat të Korçës, por edhe aty dhuna vazhdon si ndaj saj dhe ndaj vajzës së vogël, tani ajo është ndarë dhe nga martesa ka edhe dy fëmijë të tjerë.
Në të njëjtën periudhë djali i madh i Emonës, arrestohet me 4.5 vite burg për përdorim të lëndës narkotike hashash. Duke e bërë akoma edhe më të vështirë situatën për Emonën.
“Jeta ime u shkatërrua se dua më jetën time, do vete pas djalit, vetëm dua të siguroj jetën e vajzës”, shprehet ajo.
Arsyeja pse Emona e kërkoi ta jepte këtë intervistë është sepse ka nevojë për ndihmë financiare, bashkëshorti i ka dëbuar nga shtëpia dhe momentalisht janë duke u strehuar te një i afërm i saj, nuk ka as një shtëpi edhe as një punë që të kujdeset për vajzën dhe tre fëmijët e saj.
View this post on Instagram