Pas përcjelljes së fundit të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, në varrezat e qytetit në Tetovë,
familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë.
Familja fton njerëzit t’i bashkohen ceremonisë së vizitave, e cila do të mbahet sot, nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup.
Kjo do t’u japë mundësinë miqve dhe artistëve të tjerë të shprehin ngushëllimet dhe të ndajnë kujtimet për artistin e ndjerë.
Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional dhe i mbushur me mirënjohje të thellë për jetën dhe trashëgiminë e tij.
“Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe,” thuhet në njoftimin e firmosur nga “Familja Kasapi”.
Ky publikim ka sjellë një lumë komentesh ngushëlluese, duke dëshmuar ndikimin e madh që pati Shpat Kasapi në skenën muzikore shqiptare.





