Hilsn

Do habiteni! Egli Tako pëson ndryshimin DRASTIK në pamje, ja si duket ajo tani (Foto)

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka shpërndarë pamje të reja ku shfaqet me një ndryshim drastik në pamje, pasi dukshëm ka rimarrë peshën dhe është më e shëndetshme se gjatë kohës që ishte në reality show.

Gjatë qëndrimit në “BBVA”, Egli kaloi një periudhë me presion dhe ndjesi të rënduara psikologjike, çka bëri që ajo të humbiste shumë peshë. Humbja e peshës ishte aq e dukshme sa iu vu në dijeni edhe nga moderatori Ledion Liço në një prej netëve të spektaklit. Egli asokohe u shpreh se e kishte shumë të vështirë ta rimerrte peshën.

Më shumë se 7 muaj pas mbarimit të “BBVA”, Egli ka publikuar një foto ku vëmendje ka marrë pamja e saj. Ajo shfaqet dukshëm më e shëndetshme dhe më e plotë se sa kur u largua nga shtëpia, duke treguar se ka lënë pas periudhën e vështirë që e detyroi të humbiste peshë.

Ky ndryshim në pamjen e saj u prit mirë nga ndjekësit dhe shihet si një shenjë qartësisht pozitive për Egli Takon.

 

×