Ethet e pritjes për sezonin e tretë të “Ferma VIP” kanë nisur, ndërsa kurioziteti i publikut është në kulm, veçanërisht pas konfirmimit se timonin e moderimit do ta marrë Arbana Osmani.

Ndërsa reality show pritet të startojë në 13 mars, “Revista Bordo” ka zbuluar ekskluzivisht emrin e parë që do t’i bashkohet kastit të fermerëve VIP.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur të humorit, Romir Zalla.

I dashur për publikun shqiptar përmes roleve të tij ikonike në “Portokalli”, teatër dhe film,

Zalla do të lërë përkohësisht skenën dhe dritat e studios për t’u përballur me sfidat e jetës në natyrë dhe punët e vështira fizike të fermës.

Pjesëmarrja e tij premton momente interesante, pasi publiku do të ketë mundësinë të njohë një anë tjetër të aktorit,

larg petkut të personazheve, në bashkëjetesë me figura të tjera publike.