Teksa ditët kalojnë, debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, duket se shtohen. Mbrëmë, Vëllai i Madh iu dha një sfidë banorëve, të cilët duhej të ndaheshin në çifte.
Stelina dhe Ina u vendosën përballë njëra-tjetrës, në lojën ku duhej të mbanin të shtypur një pulsant që nuk duhej të fikej. E teksa të dyja ndodheshin te dhoma e surprizave ku zhvillohej sfida, nuk munguan as përplasjet mes tyre.
Në një moment teksa po flisnin për Keijsin, Stelina dëgjohet të thotë se u fik pulsanti. Këtu me të qeshur Ina i drejtohet duke i thënë se ‘do i shkulë flokët’.
Stelina i thotë që të ketë kujdes, pastaj shton se po e merr me sportivitet pasi Ina tha se e tha me shaka.
Pjesë nga biseda:
Stelina: E fika, e fika, unë lëviza
Ina: Ti shkuli flokët
Stelina: Ça do bësh, ça do bësh?
Ina: Të shkul flokët se bëhet fjalë për bukën e gojës
Stelina: Kujdes, po e merr me të qeshur. Për bukën e gojës po patjetër, kemi qëndruar me 20 për qind edhe për persona të tjerë
Ina: Ishte shaka
Stelina: Ok, po e marr me sportivitet se po e thua duke qeshur, por nuk është.





