Bora dhe Donaldi kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Dasma do të mbahet në verën e 2024, por çifti ka nisur përgatitjet që tani.
Lajmi mesa duket është konfirmuar edhe nga Donaldi, i cili në puntatën e të shtunës në “Më lër të flas”, nuk e ka mohuar që do të mbahet dasma.
Gjatë emisionit, vëllezërit Veshaj e pyetën të ftuarën Valbona Selimllarin se kë do zgjidhte mes Borës dhe Eno Popit. Valbona zgjodhi Borën duke u shprehur se Enos nuk do i mbetet hatri.
Në këtë moment Romeo i sugjeroi Donaldit ta marrë Enon shoqërues në dasmë. Donaldi pranoi duke konfirmuar kështu se vërtet do të mbahet dasma e shumëpërfolur.