Momente intime janë regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, por kësaj radhe protagonistja nuk është Dolce.
Edi Kuçi është parë tejet i afërt me banoren Bia, duke krijuar skena që kanë nxehur atmosferën në shtëpi.
Në pamjet e publikuara, Edi shihet teksa e mban Bian mbi supe, ndërsa ajo qëndron sipër tij duke shkëmbyer shikime dhe prekur njëri-tjetrin.
Loja mes tyre ka eskaluar kur Edi e ka lëshuar atë në divan dhe është hedhur sipër saj. Në atë moment, “i nxehur” nga afrimiteti, Edi dëgjohet duke thënë: “Ndal, ndal. Duhet ta ndalojmë këtë“.
Këto pamje, të cilat janë publikuar në Instagram nga llogaria zyrtare e spektaklit, janë ndaluar të shikohen për një moshë të caktuar.






