Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj, po shijon ende pritjen e ëmbël, ndërsa tashmë është në muajt e fundit të shtatzënisë.
Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja kë ndarë për ndjekësit e saj disa foto të reja me barkun e rrumbullakosur tek shkruan, “9 muaj duke u përgatitur për të rënë për gjithë jetën në dashuri”.
Këngëtarja nuk e ka zbuluar ende se në çfarë muaji është, por nisur nga ky postim duket se ardhja e bebit nuk është shumë larg.
Kujtojmë se këngëtarja bashkë me Bes Kallakun, janë në pritje të fëmijë së tyre të dytë, pasi më herët janë bërë prindër të një vajze, Ajkës.
Çifti e ka mbajtur sekret si fillim lajmin e ëmbël, por zgjodhën ta bëjnë publike pikërisht në ditëlindjen e vajzës së tyre Ajka, e cila mbushi 5-vjeç.
Në videon e publikuar në rrjet, çifti zbuluan gjatë festës se janë në pritje të një djali.