Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka njoftuar papritur largimin e saj nga Top Channel, vetëm pak muaj pas fillimit të eksperiencës së saj në këtë ekran.
Fetahu iu bashkua programit “E Diell” disa muaj më parë, ku mori rolin e opinionistes në një nga rubrikat e programit të së dielës.
Njoftimi u bë i ditur nga vetë ajo përmes një postimi në “Instastory”, ku shpjegoi arsyet e këtij vendimi dhe falenderoi stafin.
Ajo u shpreh se po largohet për t’iu përkushtuar projekteve të reja, ndërsa i kushtoi fjalë falënderuese programit dhe drejtuesit të tij, Edi Manushit.
Në postimin e saj, Xheneta shkroi: “E kam përfunduar rrugëtimin tim në TOP për t’iu përkushtuar projekteve të reja. Faleminderit @ediell_topchannel për hapësirën dhe përvojën, dhe një falënderim i veçantë për @edmanushi për mbështetjen dhe mundësinë me i shpreh mendimet e mia lirshëm.”
Ajo e mbylli deklaratën e saj me një mesazh optimist për të ardhmen, duke theksuar se është gati për sfida të reja. “Jam mirënjohëse për çdo hap të këtij kapitulli. Tash përpara me energji të re – çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe,” përfundoi Fetahu, duke konfirmuar zyrtarisht mbylljen e këtij bashkëpunimi.







