Tashmë që data 20 dhjetor është konfirmuar zyrtarisht si nata e startimit të “Big Brother VIP Albania 5”,
një detaj në postimin e producentes Sara Hoxha ka rimbushur rrjetin me dyshime për jetën e saj private.
Sara ka shpërndarë në InstaStory promon zyrtare të spektaklit, ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ledion Liço, si moderator.
Krahas videos, ajo shkruan: “Top Channel është gati për të ndezur dritat”,
duke etiketuar televizionin dhe faqen zyrtare të BBVIP, por ajo që bie në sy është mungesa e përmendjes apo etiketimit të Ledionit.
Ky veprim i ftohtë vjen vetëm pak ditë pasi Sara u shfaq e vetme në eventin e “Fundjavë Ndryshe”, ku mungesa e Ledionit u komentua gjatë.
Duket se publiku tashmë po e pret nisjen e sezonit jo vetëm për dinamikat e banorëve, por edhe me
shpresën për të parë ndonjë reagim apo sinjal nga Ledioni lidhur me raportin e tyre bashkëshortor, i cili përflitet se po kalon një krizë.






