Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor pas një ataku kardiak në Itali.
Momentet e fundit të jetës, Shpati i kaloi në Itali, aty ku ndodhej së bashku me Selvijen për të kuruar të birin, Roelin.
U deshën disa ditë që trupi i artistit të arrinte në Tetovë dhe më 30 nëntor u mbajt edhe ceremonia mortore, ku familjarë, miq, të afërm dhe të gjithë ata që e njohën e nderuan në lamtumirën e fundit.
Së fundmi, Ahmed Kalaja ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, ku ka akuzuar mediat se nuk kanë treguar të vërtetën rreth asaj se kush u mor me transportimin e trupit të Shpatit për në Tetovë.
Sipas tij, ka qenë Mariglen Shehai, babai i Amarit, ai që është marrë me të gjitha shërbimet para dhe pas vdekjes së këngëtarit, si edhe me transportimin e trupit të tij.
“Mediat nuk thanë të vërtetën kryesore se:
Mariglen Shehaj babai i Amarit. Vllai ynë Mariglen Shehaj është marrë me të gjitha shërbimet
para edhe pas vdekjes së si edhe teansportimin e tij për në Tetovë. Zoti e shpërbleftë. Gjest madhështor. Mbarësi e Bekime e Udhëzim. Amin!
Nuk mohojmë faktin qe mund të ketë kontribues të tjerë për efekte proçeduriale ndërsa të mirat matreale ( shpenzimet) jane hedhur nga vellai ne fjale. Natën!” shkruan Ahmed Kalaja.
View this post on Instagram





