Një prej ish-banoreve më të komentuara të “BBV3”, Rike Roçi, ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në “Top Arena”.
Ajo ka folur për një histori për të cilën nuk është rrëfyer më herët as në shtëpinë e “Big-ut” por dhe në intervista të zhvilluara pas daljes nga shtëpia.
Rikja ka folur për dashurinë e saj të parë dhe të madhe…
“Dashuria e parë, ishte me shokun e bankës, kam qëndruar shumë vite, dhe do mbetet dashuria me e madhe sepse në atë moshë do me pastërti.
Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Unë ende vijoj të kem komunikim me të, duhemi fort, dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, tregoi ajo.