Erald Xhenjo është 14-vjeçari që ka ndërruar jetë pasditen e sotme pas një sherri me një tjetër bashkëmoshatar në fshatin Pirg të Maliqit.
Referuar raportimeve të policisë, Xhenjo dhe i mituri tjetër janë konfliktuar në ambientet e një lokali të zonës. Dyshohet se sherri mes të miturve ka nisur për arsye banale dhe ka degraduar në përdorimin e thikave.
Sipas burimeve për media, viktima ishte banues i fshatit Zvirina ndërsa autori nga Leminoti. Ende vijojnë të mbeten të paqarta arsyet që kanë çuar në takimin e dy 14-vjeçarëve si dhe shkaqet që kanë ndezur konfliktin midis tyre.
Erald Xhenjo ka ndërruar jetë në spital ndërsa i plagosur ka mbetur dhe autori i ngjarjes. Sakaq, 14-vjeçari ndodhet nën mbikqyrjen policore ndërsa është transportuar gjithashtu në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.