Hilsn

E dhimbshme! Shoferi e përpIasi për vd*kje, 17 vjecari sapo kishte mbaruar punën! Kthehet në shtëpi me a*kivol

Leandro Shametaj, 17 vjeçari nga Vlora që mbeti viktimë e aksidentit tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm, është kthyer në shtëpi me arkivol. Ai punonte kamarier dhe pas mesnate kthehej në shtëpi, tek familja, por këtë herë rruga ka qenë e trishtë dhe pa kthim.

Trupi i pajetë i adoleshentit që paradite shkonte në shkollë dhe në mbrëmje punonte për të ndihmuar familjen, ka dalë me arkivol nga morgu i Vlorës, drejt shtëpisë dhe më pas në banesën e fundit.

Një fat i trishtë që ka prekur zemrat e të gjithëve, bashkë me zemërimin për drejtuesit e makinave luksoze që “fluturojnë” në zona të banuara me shpejtësi marramendëse dhe Policinë Rrugore që as nuk dënjon t’i ndalojë qoftë edhe për një verifikim.

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar shoferin e fuoristradës luksoze “Porsche” dhe e akuzon për dy vepra penale, pasi kur ka ndodhur aksidenti, ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Leandro Shametaj nuk jeton më dhe rruga nga morgu i Vlorës deri në shtëpinë e familjes, do të jetë fatkeqësisht e fundit, për 17 vjeçarin që kishte zgjedhur punën dhe jo rrugën, as paranë e shpejt. Ndërsa për vlonjatët, e sotmja është një ditë e kobshme.

×