‘E dh*nuan dhe më pas i vendosen zjarrin shtëpisë…’ Një tjetër pistë hetimi për vd*kjen e 52 vjecares në vend!

Redaksia Hilsn

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Pogradecit ku fillimisht u raportua se 52-vjeçarja Kozeta Teçi humbi jetën si pasojë e flakëve që i përfshinë banesën.

Ndërkohë, që së fundmi kjo ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë. Burime për mediat bëjnë me dije se grupi hetimor dyshon se Teçi të jetë vrarë dhe më pas banesës së saj t’i jetë vënë zjarri.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune, gjë e cila ka ngritur dyshimet për një vrasje të mundshme.

Deri më tani pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie, por që në orët në vijim priten më tepër detaje.

 

×