Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor,
shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.