Një 36-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.
Po ashtu, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se 36-vjeçari në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.