Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pasditen e së dielës në Elbasan.
Pas lëkundjes së parë, e cila sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë,
ishte me magnitudë 3,9 rihter dhe epiqendër rreth 9 kilometra në jugperëndim të Elbasanit, një tjetër tërmet më i lehtë, me magnitudë 3 të shkallës rihter është regjistruar me të njëjtën epiqendër.
Pavarësisht magnitudës relativisht të ulët, qytetarët janë shprehur se lëkundjet kanë qenë të forta, por fatmirësisht nuk kanë zgjatur shumë.