Një 81-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës.
Sipas policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30.
Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkka të arrestit kardiak.
“Rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës, shtetasi Gj. Rr., 81 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, bëri me dije policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.