Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në një shkollë të vendit. Burime për mediat bëjnë me dije se në Baz të Matit në shkollën “Gjergj Kastrioti” një 16-vjeçar është plagosur me thikë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo ngjarje ka ardhur pas një sherri mes 16-vjeçarit dhe bashkëmoshtarit të tij. Ka qenë ky i fundit i cili ka nxjerrë thikën dhe plagosur të miturin.
Menjëherë ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Burrelit, ndërkohë nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim!