Princ Leka dhe Blerta Celibashi pritet të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre në martesë.
Sipas burimeve të Vip Magazine, çifti ka nisur tashmë përgatitjet për ceremoninë dhe shumë shpejt do t’i drejtohen altarit.
Në verën e vitit të kaluar, ata celebruan fejesën në jug të vendit, një event që bëri bujë të madhe për shkak të organizimit luksoz dhe atmosferës elegante.
Festa u mbajt në prani të familjarëve dhe miqve më të afërt.
Që prej zyrtarizimit të lidhjes së tyre, Princ Leka dhe Blerta Celibashi
janë shfaqur shpesh së bashku në evente të ndryshme publike në kryeqytet, të cilët kanë tërhequr gjithënjë e më shumë vëmendjen.





