Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    “E kaluara që na intrigon…”, Meri Shehu paralajmëron shenjat për javën e fundit të vitit

    December 23, 20246 Mins Read ShowBizi

    E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për javën e fundit të Dhjetorit, por dhe të viti që po lemë pas për shenjat e zodiakut.

    Sipas saj kjo javë do të jetë pak më vështirë sepse planeti i fatit, Jupiteri në Binjak kundërshtohet me Saturnin në Peshk,

    kështu jo pak shenja do të kenë momente të vështira. Megjithatë çastet erotike nuk kanë sesi të mungojnë.

    “Është një nga javët e rëndësishme sepse është muaji i festave. Krishtlindjet i kemi para.

    Ky muaj ka qenë i vështirë sepse kemi pasur dy planete të kundërt edhe Marsin të kundërt e kemi akoma në Luan, kështu që dashuria, gëzimi dhe hareja duket sikur marrin një energji të çuditshme dhe kthehemi tek e kaluara. Është e kaluara që na intrigon më shumë, por jo gjithmonë e kaluara është simbol i mirë për të ardhmen.

    Megjithatë aty do të ngelemi këtë vit, tek e kaluara. Por, kishim Mërkurin e kundërt në shenjën e Shigjetarit, që tashmë nuk e kemi më dhe jemi më të çliruar në komunikim.

    Kjo javë është pak e vështirë si destinacion dhe si filozofi, sepse Jupiteri në Binjak kundërshtohet bindshëm me Saturnin në shenjën e Peshqve. Kështu që Peshqit, Binjakët, Virgjëreshët dhe Shigjetarët do të kenë një moment të vështirë.

    Të mos e marrin me shumë hov, por të jenë të përqendruar në planet e projektet e tyre sepse diçka mund t’ju refuzohet apo t’ju kthehet mbrapa”, tha astrologia.

    Dashi 3 yje – Janë akoma me Marsin e kundërt në Luan kështu që do të kërkojnë dashuritë e humbura, pasionet apo dhe të shkuarën. Kjo do i bëjë nostalgjikë, por mund të rregullojnë dhe disa nga gabimet e tyre që kanë bërë. Disa Dashë mund të gjejnë orientimin intuitiv për sa i përket gëzimit, dashurisë apo dëshirës për të qenë me dikë nga e kaluara.

    Demi 3 yje – Kemi një stabilitet deri diku sepse janë futur në një rrjedhë më familjare, por në çështjet ekonomike duket të kenë shumë kujdes sepse është një javë që presin ose duan të bëjnë dhurata, presin maksimumin e tyre ekonomik, por diku këputet filli në mes. Demët e lindur në 10 ditëshin e dytë do ta kenë të vështirë anën ekonomike.

    Binjakët 4 yje – Është një nga shenjat më me fat, por nuk do të thotë se “brirët” do i kenë në vend sepse ua këput pak Jupiteri me Saturnin. Binjakët e lindur në 10 ditëshin e parë duhet të kenë kujdes sepse këta dy planete bëjnë një lidhje të vështirë dhe duhet të kenë kujdes në lidhje me karrierën apo me atë se çfarë ëndërrojnë për të ardhmen. Të tjerët do e kenë më të qetë rrugëtimin e tyre.

    Gaforrja 2 yje – Prapaskenat në lidhje me punën vazhdojnë dhe ndoshta reagimi i të tjerëve do të jetë më i fuqishëm këtë javë. Gaforret si familjare që janë, ose nostalgjike, me festat nuk do e kenë vëmendjen e duhur tek puna, nuk do të jenë të përqendruar dhe diçka në prapaskenë punon shumë fuqishëm. Kështu që, kujdes Gaforret sidomos ato që janë të lindura në 10 ditëshin e parë të shenjës.

    Luani 2 yje – Marsi është i kundërt në shenjën e tyre, por dhe Jupiteri në Binjak që ishte në favor të tyre bën katërkëndësh me Saturnin në Peshk. Një çështje ekonomike e rëndësishme mund të komplikohet, por dhe një takim i rëndësishëm pune që ka një bazë ekonomike ose një larje të hesapeve mund të komplikohet. Luanëve u ngelet që vetëm të ëndërrojnë ose të shikojnë të kaluarën se çfarë kanë pasur të bukur aty.

    Virgjëresha 3 yje – Si shenjë e tokës, do të favorizohen ekonomikisht sepse Afërdita në Ujor u jep një avantazh pozitiv, në këto çështje do të marrin para dhe mirëbesim nga të tjerët, do të marrin një premtim shumë të mirë. Vetëm se duhet të kenë kujdes ato Virgjëresha që kanë një punë në shtet ose që pretendojnë një bashkëpunim me punë që kanë të bëjnë me çështje shtetërore, këtu mund të kemi një komplikim. Disa Virgjëreshë që kanë probleme me martesën në 10 ditëshin e parë do të ketë pak vështirësi.

    Peshorja 4 yje – Këtë javë hëna do të kalojë nga Peshorja dhe përderisa hëna kalon nga kjo shenjë do të bëjë një lidhje të bukur me Afërditën në Ujor, kështu që shumë Peshore mund të pretendojnë se mund të rregullojnë marrëdhëniet ose relacionet e tyre personale me Ujorin. Kështu që mund të kemi lajme të mira, pavarësisht se është gjithmonë diçka që i kundërshton ose ka një problematikë Jupiteri në Binjak në kundërshtim me Saturnin, por megjithatë janë në një format më pozitiv kësaj jave.

    Akrepi 4 yje – Duket se i zë romantizmi në prag festash, por do të tregojë Saturni që edhe në prag festash duhet të jenë më realistë. Sa ta zgjidhin këtë çështje me veten do të hutohen pak, por pastaj kalimi i hënës në Peshore, Shigjetar e më vonë në shenjën e tyre, në Akrep, do t’i bëjë që jeta t’u marrë një shumëllojshmëri të bukur dhe në fund të javës të jenë më me potencë ose më të përmbushur ekonomikisht.

    Shigjetari 3 yje – Kalon hëna nga shenja e tyre, gjatë kësaj jave do të japë avantazhe pozitive në Ujor, kështu që shumë Shigjetarë do të marrin frymëmarrje do të ftojë, e do të bëjnë aventurat e tyre. Kujdes vetëm fillim java sepse problematika me partneritete të ndryshme, në çift dhe çështje familjare mund të jenë pak të komplikuara.

    Bricjapi 4 yje – Sido që të jetë një çështje e punës nuk është e favorizuar. Megjithatë favorizohen nga Afërdita në Ujor, për një çështje ekonomike dhe një vendimmarrje të rëndësishme sa i përket karrierës e punës. Por, një ndërprerje pune mund të ndodhë për Bricjapët e lindur në 10 ditëshin e parë dhe kjo nuk do të jetë shumë pozitive.

    Ujori 4 yje – Është një nga shenjat më me fat kësaj jave, sepse Afërdita është në shenjën e tyre. Do të kombinohet bukur dy herë, një herë me hënën në Peshore dhe një herë me hënën në Shigjetar. Kjo do u japë mundësi Ujorëve që të realizojnë ëndrrat dhe projektet e tyre, pavarësisht Marsit të kundërt në shenjën e tyre që është antagonist dhe e kaluara i kërkon gjithmonë që ata ta rishikojnë, por gjithsesi lajmet do të jenë pozitive.

    Peshqit 3 yje – Prishin shumë punë në këtë periudhë me Saturnin në shenjën e tyre, e kundërshtojnë Jupiterin në Binjak ose të themi në rastin më të mirë u vë “fre” disa njerëzve që kanë marrë “kot”. Por, duke i ngadalësuar veprimet e të tjerëve kushtëzohen edhe vetë në të njëjtën kohë./tvklan.al

    Horoskopi Meri shehu
    Previous ArticleNjë dhuratë e veçantë po vjen për ju! Horoskopi javor për 12 shenjat e zodiakut, kush janë më fatlumët e fundvitit
    Next Article ‘Ty do të të kërkoja të martoheshim…’ NUK NDALET G Bani, bënë deklaratën e papritur për këtë baore të BBVA!
    Të Fundit

    Nuk pritej! Rizarta Hoxha sapo konfirmoi lidhjen me ish banorin e BBVA4

    May 20, 2025

    Dhimbje dhe trishtim! Aksidenti tr*gjik i merr jetën 2 vajzave të reja: njëra 17 dhe tjetra 27 vjecare!

    May 20, 2025

    Nuk do e kuptoni nga do ju vijnë lekët! Këtë javë 3 shenjat e Horoskopit do ju mbushen xhepat plot

    May 20, 2025
    ShowBizi

    Rizarta Hoxha konfirmon romancën me ish banorin e Big Brother VIP Albania

    May 20, 2025

    Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi presin sukses financiar

    May 20, 2025

    Limi tradhton Albën? Shfaqet me një vajzë tjetër — Reagon Alba (FOTO)

    May 20, 2025
    Horoskopi

    Nuk do e kuptoni nga do ju vijnë lekët! Këtë javë 3 shenjat e Horoskopit do ju mbushen xhepat plot

    May 20, 2025

    Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi presin sukses financiar

    May 20, 2025

    Mendoni seriozisht, këto tre shenja duhet të kenë më kujdes se kurrë ditën e sotme!

    May 20, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Sëmundja e ‘panjohur’ e meshkujve, nëse keni këto shenja kujdes, mund të keni nivel të lartë të acidit urik / Trajtimi përmes kurave bimore dhe regjimit ushqimor

    January 9, 2025

    Ylli Merja: Si të kuroni infeksionet e syve me çajin bimor: Përgatitja e çajit bëhet me…

    February 23, 2025

    Sëmundjet e kockave,Ylli Merja : Nga ARTRITI tek osteoporoza, ja si t’i kuroni me bimë medicinale

    January 9, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.