Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e regjistruar së fundmi në Patos ku 36-vjeçari Zamir Meta u arrestua pasi ka përdhunuar vajzën e tij 12-vjeçare.
Burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë vetë e mitura ajo e cila ka shkuar në Komisariat dhe ka denoncuar të atij, ndërkohë që ky i fundit ka pranuar para grupit hetimor se ka abuzuar me vajzën e tij, por që ky akt i tmerrshëm ka ndodhur vetëm një herë.
Nga ana tjetër, vajza e vogël, në prani të psikologut ka treguar se është përdhunuar disa herë nga babai i saj, që kur ajo ka qenë 5 vjeçe.
Madje sipas saj, aktin monstruoz ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani.
Aktualisht vajza ndodhet në Tiranë , në Qendrën Rehabilituese për viktimat e dhunës seksuale, në Tiranë, “Lilium”, ndërkohë që Zamir Meta do të përballet me drejtësinë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët.