Hilsn

‘E keqja nuk ka kaluar…’ Jepet sërish ALARMI për kushtet atmosferike në vend ‘Orët në vazhdim kritike…’

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti i Lezhës, Tauland Malshi,

kanë zhvilluar një takim me Shtabin e Emergjencave Civile në qark për të analizuar situatën e krijuar nga reshjet intensive dhe për të përcaktuar masat shtesë që do të merren në orët në vijim.

Pas mbledhjes, ministri Vengu bëri të ditur se orët në vazhdim pritet të jenë dinamike

sa i përket menaxhimit të situatës, ndërsa theksoi angazhimin maksimal të strukturave në terren.

Ai njoftoi se është kërkuar mbështetje me mjete shtesë, për të cilat ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ministria e Bujqësisë.

Duke bërë një panoramë të situatës aktuale, Vengu theksoi se ka forca te ushtrisë qe janë dislokuar në Kurbin,

si zona më e prekur nga reshjet dhe dëmet e shkaktuara deri tani, ndërsa trupa të tjera janë vendosur edhe në Lezhë për t’i paraprirë përkeqësimeve të mundshme. Sipas tij, po ndërhyhet gjithashtu në tre zona ku urat kanë pësuar dëmtime dhe paraqesin rrezik.

Reshjet e dendura dhe prurjet nga përrenjtë malorë kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Lezhës,

ku është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencave civile. Si masë sigurie, janë evakuuar 4 familje ne Zejmen, banesat e te cilave jane nen nivelin e kanaleve kulluese e per pasoje jane permbytur, dhe keto familje janë strehuar në konviktin e shkollës profesionale në qytetin e Lezhës.

 

×