Beatrix Ramosaj ka reaguar lidhur me një deklaratë denigruese të Albano Bodgos për eksperiencën e këngëtares në BBV dhe marrëdhënies intime që ajo pati me Donald Veshajn.
Në fakt, nuk ishte humori që e vuri aktorin e ‘Apartamentit 2xl’ ajo që bëri që shumë njerëz ta drejtojnë me gisht, por fjalori dhe gjuha denigruese që Bogdo përdori.
Por përtej asaj që komentuan të tjerë apo edhe dënuan të tjerë, një koment për t’i vënë ‘kapakun’ duket se e ka pasur edhe vetë këngëtarja Beatrix Ramosaj e cila shpreh keqardhje për cenimin e dinjitetit të grave në vendin tonë, por jo vetëm.
Ajo shkruan se është pikërisht seksizmi i përdorur nga burrat shqiptarë ajo që nuk po dëmton vetëm atë si figurë publike por të gjitha gratë dhe vajzat.
“Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk jane vese te cilat me karakterizojne. Por ndryshe nga une, zoteria Albano Bogdo i zoteroka keto vese dhe i shfaq ato gjithe krenari duke i fshehur nen petkun e “komedise satirike”.
Por une doja t’i thoja qe me ato fjale denigruese dhe te paverteta nuk me ka lenduar mua, as vellain e as familjen time nese ky ka qene qellimi tij, sepse kemi vite e vite qe jetojne realitetin e hidhur te shoëbizit shqipetar e tashme jemi imun ndaj tij.
Me kete qendrim ti ke lenduar vajzat e grate shqiptare qe kerkojne inspirim e shprese ne Shqiperi! Ti me kete qe ben e mbyt ate dhe tregove dhe njehere injorancen e mashkullit shqiptar qe do te ngrej veten duke ulur femren!
Sa per kontributin tone ne muzike, zoterise ne fjale do t’i duhet te kthehet shume prapa ne kohe nese vertet do te analizoj nga fillimi se cfare arti i kemi dhene une dhe vellai im, Albani, muzikes shqipetare.
Ndersa per te tjerat, masa ligjore po merren.
P.S.
E vleresoj mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me keni dhene mua dhe famijes time keto dite. Ju falenderoj te gjitheve!” – shkruan Beatrix Ramosaj.
Kujtojmë se teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother. Nëpër komentet në rrjetet sociale, shumë e kanë kritikuar aktorin për batutën e tepruar që ai ka bërë në një emision televiziv.