Hilsn

E paprecedentë! Sherr për pacientin në spitalin e Sanatoriumit, kolegu godet me th*kë infermierin

Një sherr me mjetë prerës ka ndodhur paraditen e sotme mes dy punonjësve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në ambientet e spitalit. Gjatë një konflikti për pacientët, shtetasi Dashamir Çajka, 32 vjeç, ka goditur me gërshërë infermierin, Mikel Osmani, 37 vjeç.

Nga konflikti ka mbetur i plagosur 37-vjeçari, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit, shtetasit Dashamir Çajka.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

×