Fituesi i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, pritet të bëhet sërish pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e së shtunës, duke shënuar një rikthim të bujshëm në format.
Këngëtari, i cili trazoi ujërat gjatë një konference për media të martën në Prishtinë, la të kuptohet se së shpejti do të kishte të reja rreth tij në formatet reality, duke nxitur fillimisht dyshime për një angazhim në “Ferma VIP”.
Megjithatë, burime ekskluzive për “Prive” kanë konfirmuar se Luizi do të hyjë në Big Brother VIP Albania me një mision special.
Ndryshe nga vizitat e zakonshme, qëndrimi i tij nuk do të jetë i shkurtër, por do të zgjasë disa ditë. Kjo lëvizje strategjike vjen pak para premierës së filmit të tij të ri me Kiarën, “Loja e fundit”, që do të shfaqet më 12 shkurt.
Rikthimi i tij pritet të ndikojë menjëherë në dinamikat e banorëve aktualë dhe të rikthejë vëmendjen e publikut që e ndoqi me pasion rrugëtimin e tij fitues.






