Një shqiptar në Itali është vrarë me armë zjarri në Vernante, në zonën e Cueno.
Sipas Rai News, viktima është identifikuar nga policia italiane si Klaudio Myrtaj 34 vjeç. Sipas shtypit italian, vrasja ka ndodhur pasditen e së shtunës.
Viktima u gjet me plagë arme në kokë.
Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
La Stampa, që ka publikuar foton e shqiptarit, shkruan se 34-vjeçari Klaudio Myrtaj ishte qëlluar me pistoletë në kokë, dyshohet me silenciator.
Trupi i tij u gjet në një punishte, ku ai herë pas here punonte. Ndoshta për këtë arsye nuk u dëgjuan të shtëna arme.
Sipas La Stampa, hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Kamerat e zonës kanë fiksuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes.