Së fundmi, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Efi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.
Këta të fundit kanë qenë mjaft kurioz në lidhje me jetën e saj private, por Efi nuk ka pranuar të japë shumë detaje.
Ajo zbuloi se ka 1 vit e lidhur, por të dashurin refuzoi të bëjë publik duke i thënë ndjekësve se nuk kanë pse të jenë kuriozë.
“Ç’është ky kuriozitet mi gra, e kam për vete, nuk e kam për ju. Nëse doni ndonjë gjë për mua, atëherë ua tregoj. Ai është i imi”, tha Efi.