Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare është gjetur e vdekur në pusin i cili ndodhej në banesën së saj.
Policia bën me dije se 71-vjeçarja u gjet ditën e djeshme pa shenja jete në pus, ndërsa sipas veprimeve të para hetimore dyshohet se gruaja mund të jetë rrëzuar aksidentalisht në pus.
Ndërsa po ashtu policia thekson se po punon për të zbardhur dhe për të dokumentuar të plotë këtë rast.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025,
është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe.
Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





