Policia e Tiranës ka arrestuar 5 adoleshente, të moshës 15 deri në 17 vjeç,

pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ali Begeja”.

Sipas informacioneve paraprake, adoleshentet dyshohet se kanë goditur me thikë tre të rinj, të moshës 19 dhe 22 vjeç.

Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi dy thika, të dyshuara si mjetet e përdorura në konflikt. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për vijimin e mëtejshëm të hetimeve.