Hilsn

E rëndë në vend! Përndiqej nga dikush, 16 vjecarja tenton ti jap fund jetës duke u prerë me xham

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e raportuar këtë të martë nga Policia e Shtetit ku një 16-vjeçare dëmtoi oficeren e policie si dhe plagosi veten me mjet prerës, si pasojë e gjendjes së saj të rënduar psikologjike pasi po përndiqej nga një shtetas me “urdhër” të ish-të dashur të saj 46-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Jetmir Llanaj, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe mediat, para se të binte në prangat e Policisë në mars të këtij viti ka pasur një lidhje dashurie me 16-vjeçaren.

Por, pasi ai u arrestua, vajza vijoi jetën e saj duke nisur një tjetër histori dashurie. Ky fakt nuk u pranua nga Llanaj, i cili ndonëse në qeli, i kishte vendosur të resë “roje”. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe e bezdisur nga ndjekja ma vendosur që të presë veten me xham, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Gjatë marrjes në pyetje, e reja ka kafshuar punonjësen e Policisë. Menjëherë autoritetet kanë referuar materialet në Prokurori, ndërkohë që po punojnë për identifikimin e shtetasit të cilin ish-partneri i saj, Jetmir Llanaj, ja kishte vendosur për ta ndjekur.

Jetmir Llanaj, ose i njohur ndryshe si “i forti” i Lezhës, u arrestua në mars të këtij viti pasi akuzohet se është pjesë e një grupi të cilët vendosnin gjoba tek bizneset në Kurbin.

Nga hetimet e kryera rezulton se 46-vjeçari së bashku me katër persona të tjerë, iu vendosnin gjoba biznesmenëve duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Llanaj përdorte dy të mitur dhe dy persona të tjerë të cilët i dërgonin tek bizneset duke përcjellë mesazhet e të kërcënimeve për përfitim pasuror të padrejte.

Prej 3 muajsh, grupi i Jetmir Llanajt ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat. Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit të tyre dhe të një 39-vjeçari në flagrancë u realizua edhe operacioni për kapjen disa ditë më vonë të Jetmir Llanaj.

Llanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai më herët ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani.

46-vjeçari u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa kreu dënimin dhe në janar la qelinë për t’u kthyer sërish në muajin mars.

×