Hilsn

E rëndë në vend! Shtëpia g*ditet nga rrufeja, zjarri shkrumbon banesen, familja brenda saj…

Situata e rënduar nga kushtet atmosferike është shoqëruar me një incident të rëndë gjatë natës në fshatin Preknicaj të Shkrelit, në Malësinë e Madhe,

ku rreth orës 02:00 një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët.

Shtëpia e shtetasit Zef Preknicaj është djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve,

duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Hetimet paraprake tregojnë se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrufe, si pasojë e aktivitetit të shtuar elektrik në atmosferë gjatë 24 orëve të fundit.

Grupet e punës të bashkive, bashkë me Emeergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë,

grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.

 

×