Hilsn

E rëndë në vend! U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Belsh, ku një 65-vjeçare është kafshuar nga një qen.

Si pasojë e kafshimit nga qeni, e moshuara ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, ka ndërruar jetë Emine Agolli nga fshati Çërragë,

e cila nuk ka mundur që t’i mbijetonte plagëve të marra në këmbë nga kafshimi i qenit të fqinjëve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit.