Hilsn

E rende! Po udhëtonte me foshnjen, 30-vjeçarja pëson krizë epilepsie dhe aksidentohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

Një vajzë e re, rreth të 30-tave dyshohet se ka pësuar një krizë epilepsie teksa lëvizte me makinë dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër në kryqëzim. Në momentin e aksidentit, e reja ishte duke udhëtuar me foshnjen e saj, që ndodhej në pjesën e pasme dhe për fat të mirë nuk ka pësuar dëme pasi ka qenë në sexholino.

Qytetarët që ndodheshin aty pranë i kanë shkuar menjëherë në ndihmë deri sa ambulanca ka mbërritur dhe ka bërë transportimin e vajzës drejt spitalit. Për momentin ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Mesazhi i qytetares:

“Dyshohet se vajza qe ka qen duke i dhen automjetit te bardh i cili shkaktoi aksidentin dyshohet se eshte me epilepsi Ne sediljen e pasme ka qen e shoqeruar dhe me foshnjen e saj Per sa i perket aksidentin deme te medha nuk pati por vajza rreth te 30 ve shoqerohet ne spital me aumbulanc Ambulanca ka mberritur menjehere ne vendngjarje”

×