Qarku i Korçës është tronditur nga dy ngjarje të rënda që ndodhën brenda pak orësh, ku dy persona i kanë dhënë fund jetës në rrethana të paqarta.

Ngjarja më e fundit është regjistruar në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, ku një 20-vjeçar është vetëvarur.
Sipas informacioneve paraprake, janë familjarët ata që kanë njoftuar policinë pasi e gjetën të riun pa shenja jete.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konfirmuar lajmin, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave.
Vetëm pak orë më herët, një tjetër rast i ngjashëm u raportua në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 37-vjeçar u gjet i vetëvarur në banesën e tij.
Sipas familjarëve, viktima nuk kishte pasur konflikte dhe nuk kishte dhënë shenja shqetësimi, çka e bën të paqartë shkakun që e çoi drejt këtij akti tragjik.
Autoritetet janë duke kryer hetimet për të sqaruar motivet e këtyre dy ngjarjeve të rënda, që kanë shkaktuar trishtim dhe shqetësim në komunitetet përkatëse.