Alba është surprizuar nga Azemi me një buqetë me lule dhe një çokollatë.
Teksa po qëndronte vetëm larg banorëve tgë tjerë Azemi është futur në dhomë duke e emocionuar me dhuratën e tij.
Pas kësaj ai ka treguar se ndjenjat për të po rriten dhe po shkojnë drejt dashurisë. Alba e vendosur pak në siklet e ka falenderuar duke i dhënë një përqafim. Ajo ka treguar se nuk është në atë pikë ende por e vlerson si djalë.
Alba i ka dhënë shpresa Azemit duke i deklaruar për herë të parë se po mund të këtë diçka në vazhdim mes tyre.
Më pas Azemi është shprehur se ka filluar të ndjehet xheloz për Lumbardhin kur i afrohet dhe flet me të.
Mirpo ajo i ka treguar se ai nuk ka asnjë shans me të sepse ia ka bërë gjërat e qarta dhe pse ai nuk don t’i pranojë.