‘E tërhoqën zvarrë dhe e groposën…’ detaje nga vr*sja e shqiptarit, ja si u arrit te gjendej k*foma e tij 2 metra nentoke!

0

Një ngjarje tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Kosovë ku shtetasi i identifikuar si Enver Bajraktari u gjet i groposur dy metra në thellësi.

Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 12:00 në fshatin Baicë të Lipjanit u gjet i groposur një shtetas i cili më pas rezultoi të ishte Enver Bajraktari, për të cilin familjarët kishin ngritur alarmin për zhdukjen e tij.

Lidhur me këtë ngjarje së fundmi ka folur edhe kushëriri i tij, Avni Bajraktari i cili ka rrëfyer edhe lëvizjet e tij të fundit para se të zhdukej.

Sipas ti, Enveri kishte çuar lopën për kullotë në ara, para se të zhdukej, ndërkohë që ditën e shtunë kishte udhëtuar drejt Tiranës me qëllim për t’i pritur dy djemtë e tij të cilët kishin ardhur nga Franca dhe Italia.

“Unë si fillim jam kanë në një lokal ku shkojmë çdo mëngjes për kafe, kam taku një kojshi dhe më tha e e gjetët Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushëririn tjetër, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. Kanë thirrë dronin policia. Kemi dal krejt teposhtë, rend komplet. Unë isha me një vëlla temin dhe një kojshi tjetër, kur shkum pak si poshtë, në dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajd. Dhe për qatë gjurmë jena shku dhe e gjetëm venin. Nonstop me ne kanë qenë njësite policore”, tha Avni Bajraktari, duke shtuar më tej se trupi i kushëririt të tij ishte tërhequr zvarrë dhe më pas ishte groposur dy metra në thellësi në një tokë të mbjellë me misër.

Familjarët e tij kanë deklaruar se ai nuk kishte pasur konflikte me askënd, ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të cilët i morën jetën Enver Bajraktarit.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, njoftoi Policia e Kosovës një ditë më parë.

×