Policia në Durrës njofton sot më 9 dhjetor 2025, se është gjetur pa shenja jete një 65-vjeçar.
Trupi i pajetë i burrit është gjendur në lagjen numër 12. Paraprakisht,
dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.





