Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan
ku një person dyshohet se i ka vendosur flakën vetes, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në afërsi të stadiumit në “Elbasan Arena” pranë një biznesi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ambulanca,
por personi ende i paidentifikuar nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për identifikimin e personit në fjalë.





