Një ngjarje e rëndë ka tronditur Corleonen, në zonën metropolitane të Palermos,
ku një grua 78-vjeçare vrau vajzën e saj 47-vjeçare me aftësi të kufizuara duke e mbytur me litar, e më pas kreu vetëvrasje.
Tragjedia ndodhi në qendrën historike të qytetit.
Sipas hetimeve të karabinierëve, gruaja kishte mbetur e vetme duke u kujdesur për vajzën që
pas vdekjes së bashkëshortit të saj, ish-infermier në spitalin Bianchi, tetë muaj më parë.
Ngjarja u zbulua nga një fqinj që dha alarmin.
Kryebashkiaku i Corleones, Walter Rà, u shpreh se komuniteti është i tronditur dhe se familja njihej për mirësinë e saj.





