Këngëtari Erik Lloshi ka qenë së fundmi i ftuar në programin e Ermal Peçit,
“Më prit të dielën”, ku ka folur për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur.
Lloshi ka rrëfyer ditët e vështira që ka përjetuar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij,
këngëtarit Shpat Kasapi dhe për faktin se si u keqpërdor intervista e tij.
“Unë dhashë një intervistë për të dhe gjëja më e shpifur që kam dëgjuar në jetë ishte:
‘Sa bukur qaje.’ Ajo video kaloi 1.5 milion klikime. U prekëm shumë për këtë pjesë;
nuk ishte qëllim të bëhej virale.
Pas kësaj, një gazetare tjetër më tha:
‘Do vish të qash prapë për Shpat Kasapin?’
I thashë: ‘Do vij kur të vdesësh ti e të qaj për ty…’
Gjëja më e shpifur që më kishte ndodhur,” u shpreh ai.





