Si çdo ditë tjetër, edhe dita e sotme në BBVA ka pasur diskutime, debate dhe ngjarje të paprecedenta.

Një bisedë shumë e ulët është zhvilluar mes Eglit dhe Vserlos.

Vserlo është një nga banorët më të rinj në shtëpi, i cili e ka nisur me shumë zell dhe zhurmë lojën e tij brenda.

Herë pas here ai është konfliktuar me Gjestin, Eglin, Rozanën dhe të tjerët, njëri pas tjetrit.

Megjithatë, biseda mes Eglit dhe tij, ditën e sotme, po shkakton shumë zhurmë.

Në një moment gjatë debatit, Egli i thotë Vserlos që po i vjen për të vjellë nga loja e tij.

Ai i përgjigjet me fjalë dhe me gjestikulacione: “Ik fut gishta në gojë…”

Kjo fjalë e shpjeguar me gjestikulacione nga banori nënkupton një veprim shumë ofendues.

Mbetet për t’u parë nëse vëllai i madh do të marrë një vendim për Vserlon!

 

×