Hilsn

E vetme 3 orë e “zhdukur”/ Egli Tako rrëfen tmerrin që i ndodhi: Humba në malet e…

Një eksperiencë e frikshme i ka ndodhur ish-finalistes së Big Brother Albania 4, Egli Tako, gjatë një udhëtimi në Mal të Zi.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit momentet e vështira që përjetoi, kur për disa orë humbi e vetme në terrenet e thyer malore.

Në një prej rrëfimeve të saj, Egli shkruan:

“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë.”

Ajo ka treguar se gjatë asaj kohe e pushtoi paniku dhe mendoi për skenarin më të keq. Madje, Egli realizoi edhe një fotografi, si kujtim për të afërmit, në rast se nuk do të arrinte të gjente dot rrugën e kthimit.

“Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta pasur kujtim njerëzit e dashur, në rast se nuk e gjeja më kurrë rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male. S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot.” – ka shkruar ajo.

Për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë dhe Egli arriti të rikthehej në rrugën e duhur, duke shpëtuar nga një situatë që mund të kishte pasur pasoja më të rënda.

×