Familjarët e Shpat Kasapi kanë reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së martës ku zemra e këngëtarit pushoi së rrahuri.
Ka qenë vëllai i tij, ai i cili i shkatërruar nga kjo humbje e madhe ka pohuar për Top Channel se orët e fundit kanë qenë për ta si “ferri në tokë” dhe po shpresonin që lajmi që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë.
I pyetur nëse më herët këngëtari ka vuajtur nga problemet shëndetësore, ai pohoi se herë pas here pas pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze.
Zemra e Shpatit pushoi përgjithmonë në dhomën e hotelit në Itali ku ndodhej së bashku me bashkëshorten, Selvien. Pavarësisht ndihmës që iu dha menjëherë, mjekët fatkeqësisht nuk mundën që ta shpëtonin.
Ata kishin udhëtuar drejt Italisë një ditë më parë për shkak disa problemeve shëndetësore që kishte biri i tyre i vogël, Roeli.
Ndër të tjera, vëllai i tij tregoi se Shpati do të bëhej pjesë e formatit të Big Brother Vip Albania dhe se ishte tepër i entuziasmuar për këtë aventurë të re.
“E kishe me qejf, e pranoi me entuziazëm… jemi të shokuar, jemi të dëshpëruar. Iku!”, u shpreh ai.
Ndërkohë kujtojmë se zija godet për të dytën herë familjen Kasapi. Vite më parë, babai i Shpatit u nda në moshë të re po nga arresti kardiak. Artisti Naim Kasapi la vetëm bashkëshorten e tij, Gjylymesere Kasapin, së bashku me Shpatin dhe vëllain e tij.





