Një tjetër aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Shqipëri.
Pas aksidentit tragjik në Kukës ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos pasi makina u batua në rrugë për shkak të motit të keq, një tjetër aksident ndodhi në askin Fier-Seman.
Elidon Kulla ëhstë 29-vjeçari i cili humbi jetën në këtë aksident, pasi makina humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi:
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.