Hilsn

Edi Rama prezanton planin e ri: Për çdo karrige jashtë, bizneset do të japin një…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje nga aksioni për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje dhe ka njoftuar një plan të ri për përdorimin e hapësirave publike nga bizneset.

Sipas shefit të qeverisë, vendosja e karrigeve jashtë, kryesisht nga baret dhe restorantet, do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara.

Përveç rregullave të vendosjes, çdo karrige në hapësirën publike do të shoqërohet me një kontribut simbolik: bizneset do të japin një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria.

Rama shkruan: “Atyre që shqetësohen për karriget u them, bëni durim. Shpejt do të zbatohet radha për vendosjen e tyre sipas kushteve të reja, por si fillim, për çdo karrige në hapësirë publike do të duhet të kontribuohet me një pemë.”

Ky plan synon të kombinojë përdorimin e hapësirës publike me nxitjen e gjelbërimit dhe ruajtjen e ambientit.

×